
Policia ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit me inicialet B.M, i cili u shfaq në një video të publikuar në rrjetet sociale duke kryer veprime abuzive ndaj një qeni.
Ngjarja shkaktoi zemërim nga aktivistët për të drejtat e kafshëve, si dhe tronditje në opinionin publik.
“Në bazë të disa pamjeve të filmuara në zonën e quajtur “Ish fusha e aviacionit” dhe të publikuara në rrjete sociale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike“ dhe “Keqtrajtimi i kafshës””, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)