Avokati i Popullit takon Koordinatoren e OKB-së në Shqipëri

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2026, 10:37 | Sociale

Avokati i Popullit takon Koordinatoren e OKB-së në Shqipëri

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, zhvilloi një takim zyrtar me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, znj. Ingrid Macdonald.

Në fokus të bisedës ishte situata e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional.

Palët theksuan rëndësinë e koordinimit mes Avokatit të Popullit dhe agjencive të OKB-së, në funksion të konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe avancimit të standardeve demokratike.

Koordinatorja e OKB-së rikonfirmoi mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për nismat që synojnë forcimin e institucioneve dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos