
Nazmi Gripshi është futbollisti më i ri i Rubin Kazanit në elitën e futbollit rus. Ka qenë vetë faqja zyrtare e klubit që ka konfirmuar këtë transferim ndërsa klubi i Astanës përfitoi 500 mijë euro.
Gripshi ka firmosur një kontratë deri në vitin 2029 dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 11 te skuadra e tij e re, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierë.
28-vjecari nuk është shqiptari i vetëm te Rubin Kazan pasi i bashkohet Mirlind Dakut, Veldin Hoxhës dhe Dardan Shabahxhajt. Nazmi Gripshi ishte një risi dhe për kombëtaren shqiptare në vitin që lamë edhe pse minutat për të, ishin të pakta. (A2 Televizion)