Play Off Champions League, Galatasaray “leksion” Juves, fitojnë Real dhe Dortmund

Nga Dea Kozma
18 Shkurt 2026, 12:38 | Futboll

Play Off Champions League, Galatasaray “leksion” Juves, fitojnë

Gola dhe përmbysje spektakolare dhuroi mbrëmja e të martës në Champions League në ndeshjet e para të Play Off-it. Juventus duket se ende nuk ka marr veten nga ajo humbje kundër Interit pasi dhe në Ligen e Kampionëve u turpërua 5-2 nga Galatasaray. Turqit kaluan të parët në avantazh mirëpo zonja e vjetër përmbysi gjithçka në vetëm pak minuta me Koopminers. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-2. Në të dytën turqit shtuan presionin dhe realizuan që në fillim me Lang. Një gol që i dha zemër për të bërë dhe përmbysjen e madhe. Sanches, Lang dhe Boey bënë përmbysjen e madhe dhe mbyllën 90 minuta me shifrat 5-2.

Atalanta u mund 2-0 nga Dortmundi.Takimi nisi keq për bergamasakët që u ndëshkuan menjëherë nga  Guirassy. Italianët janë të pafuqishëm për të reaguar dhe Dortmundi imponon forcën fizike dhe aftësinë për të kundërsulmuar, duke shënuar të dytin me Beier. Kaq mjaftoi që Dortmund të hidhte një hap të rëndësishëm për me tej dhe pse ka ende edhe një ndeshje për të luajtur.

Real Madridit i mjaftoi një gol i Vinicius Junior për të fituar kundër Benfikës. “Los Blancos” vuajtën disi në fillim teksa presioni i luzitanëve është i vazhdueshëm. Në pjesën e parë rrjetat nuk u prekën. Në të dytën, ishte magjia e Vinicius Jr që ndryshoi tërësisht fatin e ndeshjes. Festimi i brazilianit nuk u prit aspak mirë nga tifozët vendas që shpërthyen ndaj lojtarit me thirrje raciste. Ngërçi zgjat nëntë minuta, dhe më pas loja rifilloi sërish. Luzitanët u përpoqën me disa tentativa por asnjë prej tyre nuk shkoi brenda në kuadrat.

Ndeshje e bukur ishte dhe ajo mes Monakos dhe Paris SG e fituar 2-3 nga kampionët e Europës. Parisienët pësuan gol pas vetëm 58 sekondash. Sikur të mos mjaftonte kjo, Monako mbetet në sulm dhe në minutën e 18 dyfishon me Balogun.   Ndeshja rrezikon të shndërrohet në makth për Luis Enrique, kur Vitinha gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Ndryshimi rrënjësor i ndeshjes ndodhi me dëmtimin e Dembelé dhe aktivizimin e Doué. Me dy golat e tij dhe një të Hakimit, Paris Saint Germain realizoi një përmbysje spektakolar. Kaq mjaftoi për takimin e parë në Monako ndërsa pas shtatë ditësh do të luhen dhe ndeshjet e kthimit në play off ku do të vendosen përfundimisht dhe ekipet që do të kalojnë më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos