Rezart Dabulla ishte i ftuar në emisionin Mega Sport nga Altin Sulçe, në A2 CNN. Në një moment gjatë emisionit është folur edhe sa i përket Kombëtares. Dabulla është shprehur kundër Silvinjos dhe ka thënë se vetëm Ernest Muçi mund të jetë suksesi i Shqipërisë.
“Për mua Silvinjo e ka mbyllur ciklin te Shqipëria. E ka mbyllur sepse e shikoj që në momente të caktuara, vendimtare, nuk bën zgjedhjen e duhur. Mendoj se Shqipëria ka një bres shumë të talentuar të lojtarëve dhe ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një trajner të ri, më të talentuar dhe me më shumë emër trajneri se Silvinjo.
Në Play Off të Botërorit na kanë dërguar lojtarët dhe ajo ndeshje me Serbinë, jo Silvinjo. Ne Poloninë nuk e mundim dot me fizik, duhet dicka që të jetë jashtë normales, duhet një Ernest Muci”, tha Dabulla. (A2 Televizion)