Sfida e fundit e kësaj jave në Kategorinë Superiore, ajo mes Egnatias dhe Vllaznisë është mbyllur në një barazim 2-2.
Ky takim u luajt në mbrëmje në një ambient të shkëlqyer dhe me të paktën 2500 tifozë të pranishëm në stadiumin e sapo rinovuar.
Egnatia e mbylli pjesën e parë në avantazh të një goli nga Lushkja, por u barazua në pjesën e dytë. Megjithatë, të besuarit e Edlir Tetovës gjetën sërish golin e avantazhit me anë të brazilianit Fernando, por Gruda mori dhe realizoi një penallti në fundin e takimit, duke bërë që dy ekipet të ndanin pikët nga kjo ndeshje.
(A2 Televizion)