E papritur! Barcelona e mundi 3-0, Osasuna kërkon fitoren në tavolinë

Nga A2 CNN
28 Mars 2025, 10:52 | Futboll

E papritur! Barcelona e mundi 3-0, Osasuna kërkon fitoren në

Barcelona fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Osasunës mbrëmjen e së enjtes dhe u ngjit e vetme në krye të klasifikimit të La Ligës.

Por, Osasuna po shqyrton si mundësi që të fitojë 3 pikët në tavolinë. Bëhet fjalë për aktivizimin e Inigo Martinez nga ekipi katalanas, shkruan A2. Ky i fundit u largua nga përfaqësuesja e Spanjës për shkak dëmtimi dhe në rregulloren e FIFA-s një lojtar që tërhiqet për shkak dëmtimi nga kombëtarja nuk mund të luajë me klubin e tij për 5 ditët e ardhshme.

Spanja e luajti ndeshjen e fundit më 23 mars.

Tani pritet nëse një rast i tillë mund të sjellë humbjen në tavolinë për Barcelonën.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos