Një barazim midis Palmeiras dhe Inter Miami mjaftoi për t'u kualifikuar krah për krah të dyja ekipeve për raundin e 1/8 të Kupës së Botës për Klube.
Në stadiumin Hard Rock, ndeshja midis brazilianëve dhe amerikanëve në Grupin A përfundoi 2-2, duke i lejuar Verdão-s të merrte vendin e parë dhe ekipi i Messit kualifikohet si i dyti, falë edhe golit të parë të Luis Suarez në turne.
Raundi i 1/8 në Kupën e Botës për Klube sjell për Leo Messin një sfidë kundër të shkuarës së tij.
Për ditëlindjen e tij të 38-të, argjentinasi do të ketë si dhuratë përballjen me kampionët e Evropës, PSG e drejtuar nga Luis Enrike. Po ashtu do të kemi në të 16-at një derbi brazilian Palmeiras-Botafogo.
Porto dhe Al Ahly u eliminuan kështu, teksa në ndeshjen e fundit u ndanë në barazimin spektakolar 4-4. (A2 Televizion)