Këto ditë kanë qenë të vështira për futbollistin e Real Madridit, Kylian Mbappé. Francezi nuk është ndjerë mirë dhe është shtruar menjëherë në spital ku mësohet se ka kaluar natën nën kujdesin e mjekëve.
Siç raportohet, Mbappe fillimisht ka pasur vështirësi në frymëmarrje dhe shumë ethe. Pas analizave dhe ekzaminimeve, u konstatua se lojtari është prekur nga gastroenterit akut. Një infeksion që kërkon kohën e tij të shërohet por ka ngritur alarm te tifozët madrilenë.
Për këtë arsye, vetë klubi spanjoll ka bërë një deklaratë zyrtare ku përveçse tregonte gjendjen e futbollisti theksonte se pas disa orësh, sulmuesi francez ka dalë nga spitali dhe është rikthyer në dhomën e hotelit, i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Në këtë pikë duket e pamundur që Xabi Alonso ta rikuperojë atë për ndeshjen kundër Pachucas, e programuar për të dielën në orën 21:00, duke pasur parasysh seancat e pakta stërvitore dhe dobësimin e tij fizik -vazhdimësia e këtij kompeticioni mund të jetë gjithashtu në rrezik serioz për të. (A2 Televizion)