Ekipi i parë i madh eliminohet nga Botërori i Klubeve

Nga A2 CNN
23 Qershor 2025, 23:12 | Futboll

Ekipi i parë i madh eliminohet nga Botërori i Klubeve

U luajtën mbrëmjen e së hënës dy duelet e fundit të Grupit B në Botërorin e Klubeve.

Atletico Madrid është ekipi i parë i madh që eliminohet nga ky kompeticion që në grupe. Pavarësisht fitores 1-0 ndaj Botafogos dhe grumbullimit të 6 pikëve, spanjollët u renditën në vendin e tretë për shkak të golavarazhit, shkruan A2. 

Ndërkohë, në duelin tjetër, PSG mposhti amerikanët e Seattle me rezultatin 2-0, duke e mbyllur grupin në vendin e parë me 6 pikë. Kvaratskhelia dhe Hakimi ishin autorët e golave për francezët në këtë përballje. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos