Festë e madhe, Burnley dhe Leeds sigurojnë ngjitjen në Premier League

Nga A2 CNN
22 Prill 2025, 18:09 | Futboll

Festë e madhe, Burnley dhe Leeds sigurojnë ngjitjen në Premier

Burnely dhe Leeds janë dy skuadrat që sezonin e ardhshëm do të luajnë në Premier League angleze.

Edhe pse kanë mbetur dhe dy java nga përfundimi i sezonit të rregullt në Championship, dy ekipet me fitoret e regjistruara këtë fundjave, kanë krijuar një distancë prej 8 pikësh me ekipin e vendit të tretë.

Leeds dhe Burnley ndajnë kreun e tabelës me nga 94 pikë secili dhe sigurojnë kështu matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit anglez.

Menjëherë pas kësaj, një festë e madhe ka shpërthyer në Burnley aty ku lojtarët dhe futbollistët ishin mbledhur së bashku për të festuar këtë sukses.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos