Funerali i Papës dhe kalendari i ngjeshur futbollistik, merret vendimi për ndeshjen Inter-Roma

Nga A2 CNN
23 Prill 2025, 07:58 | Futboll

Funerali i Papës dhe kalendari i ngjeshur futbollistik, merret vendimi

Dita dhe ora e ndeshjes Inter-Roma u kthye në telenovelë.

Fillimisht u njoftua se të gjitha ndeshjet e Serisë A të parashikuara për të shtunën do të shtyheshin për shkak të funeralit të Papa Françeskut.

Por, Interi bëri kërkesë që ndeshja e tij ndaj Romës të mos shtyhej, duke pasur parasysh se në mesjavë luan me Barcelonën gjysmëfinalen e Champions League. Liga e Serisë A e pranoi këtë kërkesë, duke i ndryshuar vetëm orarin kësaj ndeshjeje, nga ora 18:00 në orën 20:45.

Pikërisht kur u duk se gjithçka ishte vendosur, situata ndryshoi sërish, shkruan A2. Sipas vendimit zyrtar, ndeshja Inter-Roma në fakt do të luhet të dielën, në orën 15:00.  

Ditën e shtunë janë anuluar të gjitha aktivitet sportive në Itali pasi do të zhvillohet funerali i Papa Françeskut. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos