Dinamo mposht Erzenin, nga vendi i fundit ngjitet në vendin e katërt

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 18:50 | Futboll

Dinamo mposht Erzenin, nga vendi i fundit ngjitet në vendin e katërt

Dinamo ka arritur të marrë 3 pikë të artë ndaj Erzenit dhe për këtë i ka mjaftuar një gol i realizuar nga Hoxha në pjesën e dytë.

Dinamovitët e dominuan takimin, por nuk mundën të shënojnë më shumë se një fol në këtë sfidë.

Me 3 pikët e kësaj fitoreje, Dinamo largohet nga vendi i fundit dhe futet në zonën e play off-it me 15 pikë, por diferenca me Teutën e vendit të fundit është vetëm 3 pikë, madje durrsakët janë edhe me dy ndeshje më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos