Dinamo zhyt Tiranën dhe ndan kreun e Superiores me Vllazninë

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2024, 21:39 | Futboll

Dinamo zhyt Tiranën dhe ndan kreun e Superiores me Vllazninë

Dinamo mundi 2-1 Tiranën dhe u ngjit në krye të renditjes së Kategorisë Superiore, me pikë të barabarta me Vllazninë.

Blutë, e drejtuar nga Ilir Daja, i shkaktuan humbjen e partë Gugash Maganit në stolin e Tiranës, duke zbritur skuadrën e tij në vend të shtatë në renditje.

Qefalia dhe Nani shënuan brenda dy minutash larg njëri-tjetrit dhe, pavarësisht se bardheblutë tentuan deri në fund për të ndryshuar rezultatin, mundën vetëm të shënonin një gol me Ndrecën, që vlejti vetëm për statistikë.

Vllaznia gjithashtu fitoi kundër Laçit, falë dy golave brenda 5 minutash të realizuar në pjesën e dytë nga Dodaj dhe Delaj, ndërkohë që dueli i zhvilluar në “Arenën e Demave” mes Partizanit dhe Elbasanit përfundoi në barazim 2-2.

Të dielën, Teuta mundi 2-1 Egnatian, duke e zbritur kampionen në fuqi në vendin e katërt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos