Dominimi i Real Madrid, 6 Champions në 11 sezonet e fundit

Nga Erald Kodhelaj
2 Qershor 2024, 13:30 | Futboll

Dominimi i Real Madrid, 6 Champions në 11 sezonet e fundit

15 trofe të fituar në Champions League duken si përjetësi. Por, fakti është që dominimi i Realit të Madridit është rritur në dekadën e fundit.

Më saktësisht, në 11 sezonet e fundit të aktivitetit më të rëndësishëm kontinental për klube, madrilenët kanë triumfuar 6 herë.

Prej sezonit 2013-2014, Reali ka luajtur 6 finale, të cilat i ka fituar të gjitha. Ky ishte gjithashtu edhe suksesi i 11 me radhë në finalet e aktiviteteve ndërkombëtare.

Humbja e fundit e spanjollëve ka qenë ajo e 41 viteve më parë, në finalen e Kupës së Kupave, përballë Aberdeen.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos