Dortmund flirton me golin, mbyllet pjesa e parë e finales së Champions

Nga A2 CNN
1 Qershor 2024, 21:53 | Futboll

Dortmund flirton me golin, mbyllet pjesa e parë e finales së Champions

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e finales së Champions League mes Dortmund dhe Real Madrid.

Në një stadium me 90 mijë persona të pranishëm, ishte Dortmund ai që rrezikoi me shumë në fraksionin e parë të lojës me 3 raste të pastra shënimi me Adeyemi dhe Fullkrug, me këtë të fundit që vetëm shtylla e ndaloi nga festa.

Reali u shfaq i tërhequr në këto 45 minuta dhe pa sulme të qarta në drejtim të portës së kundërshtarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos