Eliminoi Dinamon me vetëm 1 gol, Sir Alex Ferguson, njeriu i fundit që ka mundur Real Madrid në një finale europiane

Nga A2 CNN
1 Qershor 2024, 13:21 | Futboll

Eliminoi Dinamon me vetëm 1 gol, Sir Alex Ferguson, njeriu i fundit që

Shumë pak skuadra mund të pretendojnë se kanë mundur Real Madrid-in në finalen e një kompeticioni europian. Jo më kot, hera e fundit që kjo ka ndodhur ka qenë viti 1983!

Në atë sezon, madrielenët, të drejtuar nga legjenda e klubit, Alfredo di Stefano, arritën në finalen e Kupës së Kupave, ku u përballën me skuadrën modeste skoceze, Aberdeen, të drejtuar në atë kohë nga një emër i ri në Britani, Alex Ferguson, i cili ende nuk kishte marrë drejtimin e Manchester United e sigurisht nuk ishte bërë ende Sir.

Eliminoi Dinamon me vetëm 1 gol, Sir Alex Ferguson, njeriu i fundit që

Skocezët kaluan në epërsi në minutën e shtatë, por madrilenët barazuan pa kaluar ende çerek ore lojë. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, duke bërë që ndeshja të kalojë në shtesë. Në minutën e 112-të, John Hewitt realizoi një gol të bukur me kokë, duke i dhënë Aberdeen-it trofeun e parë europian në historinë e tyre. Gjashtë muaj më vonë, skuadra do të fitonte edhe Superkupën e Europës, pasi mundi Hamburgun.

Suksesi i parë i Ferguson në arenën europiane do të kalonte edhe nga Shqipëria. Sepse në raundin e parë të Kupës së Kupave të atij viti, Aberdeen do të ndeshej me Dinamon e Sulejman Demollarit dhe Vasillaq Zërit, duke fituar minimalisht 1-0 në Skoci, e duke barazuar pa gola në Tiranë. (A2 Televizion)

Eliminoi Dinamon me vetëm 1 gol, Sir Alex Ferguson, njeriu i fundit që
Aberdeen-Dinamo 1-0. Shtator 1982

A2 CNN Livestream

Latest Videos