Kjo e premte është e rëndësishme dhe për kombëtare të tjera. Jo vetëm Shqipëria, por sot do të luajnë fatin e kualifikimit dhe kombëtare të tjera të mëdha. Vëmendja ka dhe në “Olimpiko” aty ku Italia pret Maqedoninë e Veriut.
Të kaltrit do të kërkojnë me doemos fitoren nëse duan të besojnë deri në fund te kualifikimi më tej. Italianët duan të hakmerren ndaj maqedonasve, pasi humbjen e fundit në Palermo, Italia do ta mbajë mend për një kohë të gjatë.
Kjo për faktin se Maqedonia e Veriut i eliminoi në fazën e “play-off”-it për Botërorin e Katarit.
Një fitore e mundshme mund t’i mbante gjallë shpresat e të kaltërve në këtë europian edhe pse maqedonasit e kanë treguar shpesh se janë skuadër e surprizave.
Nga ana tjetër në po të njëjtin grup Anglia që e ka siguruar kualifikimin do të presë Maltën. Kombëtarja e tre luanëve do t'i japë hapësirë lojtarëve që nuk janë aktivizuar shumë këto kualifikuese, pasi biletën për në Gjermani e ka prerë që me ndeshjen e kaluar. Nga ana tjetër, Danimarka përballet me Slloveninë.
Edhe pse danezët do të luajnë pa yje si Eriksen, Kjaer apo Hujlund, detyrim kanë vetëm 3 pikë, pasi ende nuk kanë siguruar asgjë. Ndeshjet do të luhen sot në orën 20:45. (A2 Televizion)