PSV Eindhoven ka eliminuar skuadrën e tretë italiane në dy ditë në Champions League. Juventus ka pësuar fatin e Milanit dhe Atalantës, duke i dhënë lamtumirën turneut, pasi është mundur në Holandë me shifrat 3-1, me ndeshjen që shkoi në shtesë pasi koha e rregullt u mbyll 2-1.
Bardhezinjtë duhej të menaxhonin fitoren 2-1 të ndeshjes së parë dhe në fraksionin e parë të lojës ia dolën, duke mos lejuar vendasit të rrezikonin portën e Di Gregorios, shkruan A2.
Por, në të dytën, holandezët u futën më ngulmues në fushë dhe ia dolën të gjenin golin me Perisic.
Goli i Weah i dha përsëri shpresë italianëve, por vendasit shënuan me Saibari dhe detyruan që sfida të shkonte në shtesë. Aty, goli i shpejtë i Flamingo u dha vendasve avantazhin që ata e ruajtën me shumë kujdes dhe siguruan kalimin mes 16 ekipeve më të mira të Champions League. (A2 Televizion)