Mbappe jep spektakël me 3 gola, Reali shumë i fortë për Cityn

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2025, 23:16 | Futboll

Mbappe jep spektakël me 3 gola, Reali shumë i fortë për

Real Madrid mposhti Manchester Cityn me rezultatin 3-1 në duelin e kthimit të raundit të "playoff"-it të Champions League, duke u kualifikuar për më tej me rezultatin e përgjithshëm 6-3.

Tregolëshi i Kylian Mbappe bëri që spanjollët të ishin dominues absolutë të ndeshjes, shkruan A2.

Në krahun tjetër, “Citizens” ishin të pafuqishëm përgjatë 90 minutave, teksa golin e nderit e shënuan në fundin e sfidës me prurjen e merkatos së janarit.

Në ndeshjet e tjera, PSG shkatërroi 7-0 Brestin, pasi e kishte mundur 3-1 në pjesën e parë, ndërsa Borussia Dortmund barazoi 0-0 ndaj Sporting Lisbonës, rezultat që i mjaftoi për të kaluar në 1/8 e Champions. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos