Zyrtare, Vllaznia rinovon kontratën me Balajn deri në vitin 2027

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2025, 11:27 | Futboll

Zyrtare, Vllaznia rinovon kontratën me Balajn deri në vitin 2027

Bekim Balaj do të jetë pjesë e Vllaznisë edhe për dy sezonet e ardhshme. Ka qenë vetë faqja e klubit shkodran, që  ka njoftuar rinovimin me sulmuesin, deri në verën e vitit 2027.

Fituesi i “Topit të Artë 2024” në Shqipëri i përfundonte kontrata në fund të këtij sezoni, por me formën që po kalon ka bindur drejtuesit për një marrëveshje të re, shkruan A2 CNN.

Deri më tani, Bekim Balaj numëron 14 gola, në 24 ndeshje të luajtura në elitën e futbollit shqiptar. Synimi i skuadrës kuqeblu është të rikthejë titullin kampion në Shkodër që mungon prej më shumë se 24 vitesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos