BMV përplas qytetarin në Vlorë, banorët i japin ndihmën e parë, ambulanca vonohet

Nga Edi Ruçi
12 Dhjetor 2025, 20:57 | Kronikë

BMV përplas qytetarin në Vlorë, banorët i japin ndihmën

Një aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin e Skelës në Vlorë, ku një automjet tip BMË ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë.

Sipas qytetarëve që kanë parë ngjarjen, dyshohet se personi me biçikletë i ka prerë rrugën automjetit, duke shkaktuar përplasjen. I lënduari ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa qytetarët e pranishëm i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë, raporton A2 CNN.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të kryer veprimet procedurale.

Sipas dëshmitarëve, autoambulanca është vonuar, duke ardhur disa minuta pas thirrjes së bërë.

Hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të dinamikës së aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos