“Tirana ka rënë zyrtarisht”, Dabulla thotë fjalën e fundit: Nuk ka shpëtim

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2025, 08:15 | Futboll

Tirana ka marrë një tjetër humbje dhe këtë herë dhemb më shumë pasi vjen në derbin me Partizanin. Bardheblutë ndodhen në vendin e fundit dhe sipas ish-it Rezart Dabulla, skuadra tashmw ka rwnw nga Superiorja.

“Para disa muajsh kam thënë në studion tënde që Tirana është për mbijetesë. Pastaj kur fillojë edhe ky sezon, e thashë po të njëjtën gjë, që jemi për mbijetesë. Tani jemi më keq, kemi dalë”, tha Dabulla në “Mega Sport” nga Altin Sulçe në A2 CNN.

“Për mua nuk ka asnjë lloj shprese, Tirana ka rënë në Kategorinë e Parë, nuk kemi kujt t’i marrim vendin. Më vjen inat që më doli fjala edhe këtë herë, tani ka mbetur vetëm ana formale, ne kemi dalë. Me atë paraqitje që kam parë sot dhe në kohët e fundit, nuk ka shpëtim, as në merkaton e janarit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos