Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2025, 19:59 | Kronikë
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Skënderbeg”, pranë shinave të trenit në Lezhë. Sipas policisë një automjet është përplasur me një motomjet. Drejtuesi i moltorit dhe pasagjeri që udhëtonte me të janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në lagjen “Skënderbeg”, pranë shinave të trenit, automjeti me drejtuese shtetasen T. B., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. O.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të janë transportuar në spital për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos