Një gol spektakolar i Leo Messi i ka dhënë fitoren 2-1 ekipit të Inter Miami përballë Portos, në Botërorin e Klubeve.
Skuadra amerikane pësoi gol me penallti që në fillimin e ndeshjes dhe u deshën ndërhyrjet e portierit Ustari për ta shpëtuar nga një humbje e thellë.
Gjithçka ndryshoi në fillimin e pjesës së dytë, me golin e Segura që barazoi gjithçka e më pas me Messin, i cili me goditje dënimi ktheu shifrat në favor të amerikanëve, shkruan A2.
Inter Miami u mbrojt mirë më pas dhe ia doli të ruante portën e paprekur deri në fund, duke marrë tre pikë që e afrojnë ndjeshëm me kualifikimin në fazën tjetër.
(A2 Televizion)