Elbasani ndalet nga Partizani, por merr i vetëm kreun e renditjes

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2025, 20:34 | Futboll

Elbasani ndalet nga Partizani, por merr i vetëm kreun e renditjes

Elbasani dhe Partizani ndanë nga një pikë në javën e 13-të të kampionatit.

Skuadrat prodhuan shumë pak raste, shkruan A2, duke e mbyllur në barazim 0-0 përballjen mes tyre.

Ky është barazimi i dytë radhazi për Elbasanin pas atij me Dinamon, njësoj si për Partizanin i cili javën e kaluar ndali Vllazninë.

Pas kësaj jave, verdheblutë udhëheqin të vetëm kampionatin. Kjo falë fitores në transfertë të Teutës kundër Vllaznisë.

Shkodranët u mposhtën në shtëpi me golin e realizuar nga Beshiraj.

Durrsakët ngjiten në katërshe dhe “Demat” gjithashtu ngjiten në renditje duke marrë vendin e 6-të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos