
Qeveria në detyrë ndan 250 mijë euro për suksesin e deritashëm të Kosovës në futboll. 500 mijë tjera nëse mundet Sllovakia dhe 1 milionë tjera në rast kualifikimi në Botëror.
“Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesin ton në futboll për djemtë me të cilët jemi krenar në çdo ndeshje, për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026, kalimin në fazën e ‘play off’, me vendim të Qeverisë sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim.
Në fazën e radhës hyjnë me plot vetëbesim. Besimin tonë në ta po e shprehim me zotimet tona për ta. Së pari në rast të fitores ndaj Sllovakisë zotohemi për shpërblim me vlerë prej 500 mijë euro dhe në rast së kualifikimit në Kupën e Botës zotohemi edhe për 1 milion euro të tjera shpërblim”, tha Albin Kurti. (A2 Televizion)
