“Nuk mund të heqësh një sulmues dhe të fusësh një mbrojtës kur po kërkon rezultatin”.
Kështu u shpreh menaxheri i futbollit, Roland Çelmeta, i ftuar në studion e “Mega Sport” nga Altin Sulçe, në A2CNN, duke komentuar humbjen 2-1 ndaj Polonisë, në “playoff”-in e Botërorit.
“Sylvinho e nisi duke thënë se “do marr në Kombëtare lojtarët që kanë minuta në këmbë” dhe të gjithë i thamë “bravo”. Kështu shkuam në Europian. Por, tani solli lojtarë pa minuta në këmbë dhe u dha nga 90 minuta ndaj Polonisë”, tha menaxheri.
“Si mund të kalohet kaq thjeshtë kjo? Nuk bëhet një analizë se kush e humbi ndeshjen. E humbi ai që quhet Sylvinho atë ndeshje. Nuk mundet që të mbajë në stol ata lojtarë që mbajti”, shtoi Çelmeta. (A2 Televizion)