Liverpool-Manchester City, Barcelona-Atletico Madrid, premtohet spektakël këtë të shtunë në futbollin europian

Nga A2 CNN
4 Prill 2026, 09:45 | Futboll

Liverpool-Manchester City, Barcelona-Atletico Madrid, premtohet spektakël

Sot pritet një ditë e mbushur me emocione për tifozët e futbollit, me dy ndeshje të mëdha në program në kampionatet kryesore europiane.

Në orën 13:45, në kuadër të Premier League, përballen dy gjigantë të futbollit anglez: Liverpool dhe Manchester City. Kjo sfidë konsiderohet si një nga përballjet më të forta të sezonit, me të dy ekipet që synojnë të marrin tre pikë të rëndësishme. Ndeshjet mes tyre zakonisht ofrojnë spektakël dhe intensitet të lartë, shkruan A2CNN.

Ndërkohë, në mbrëmje në orën 21:00, vëmendja zhvendoset në Spanjë, ku në La Liga do të luhet një tjetër përballje e madhe: Barcelona kundër Atlético Madrid. Ky duel është gjithmonë interesant dhe duke parë që ato do të ndeshen edhe në dy përballje në ­çerekfinalen e Champions League, edhe ndeshja në La Liga, së paku për ekipin katalanas është vendimtare sepse është kryesuese e tabelës. Një disfatë mbrëmjen e sotshme, do të ngushtonte diferencën me Real Madrid, që është në garë për trofeun e kampionatit spanjoll.

Të dyja ndeshjet pritet të tërheqin vëmendjen e miliona tifozëve në mbarë botën, duke e bërë këtë ditë një nga më të rëndësishmet e javës në futbollin evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos