Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët në duelin e mbijetesës

Nga A2 CNN
3 Prill 2026, 23:39 | Futboll

Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët në duelin e mbijetesës

Flamurtari dhe Tirana kanë ndarë nga një pikë në javën e 30-të kampionatit. 

Fillimisht ishte Tirana që gjeti golin me Tabekou, që në minutën e tretë.

Flamurtari fitoi 11-metërsh me Maksutin në minutën e 91 dhe i njëjti e shndërroi në gol, shkruan A2.

Pas këtij rezultati, Tirana mban vendin e tetë, me vetëm 2 pikë më pak se Bylisi që ndodhet jashtë zonës së ftohtë.

Flamurtari ndërkohë mbetet në vendin e fundit me 3 pikë më pak se bardheblutë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos