
“Nuk është veç një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit”. Këtë mesazh emocionues ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, futbollisti Fisnik Asllani, një ditë pas humbjes në shtëpi me Turqinë.
“Nuk është veç një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë”, shkruan ai.
Ai thekson se dhimbja është e madhe, pasi ekipi ishte shumë pranë një momenti historik, por beson se Kosova do të kthehet më e fortë.
“Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë… Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë! Faleminderit Kosovë”, shkruan ai. (A2 Televizion)