Vora mund Teutën dhe del nga zona e rënies nga kategoria. Durrsakët i japin lamtumirën shpresave për "Final Four"

Nga A2 CNN
5 Prill 2026, 18:44 | Futboll

Vora mund Teutën dhe del nga zona e rënies nga kategoria.

Vora ka mundur me shifrat 1-0 Teutën, duke dalë nga zona e rënies nga kategoria, ku aktualisht e shohin veten Tirana dhe Flamurtari.

Pjesa e parë ishte me raste nga të dyja skuadrat. Vora e gjeti avantazhin vetëm me anë të një penalltie të akorduar me VAR, shkruan A2.

Në pjesën e dytë, Teuta thuajse nuk iu afrua asnjëherë portës kundërshtare, duke e lënë të pandryshuar rezultatin.

Kësisoj, Vora mori tre pikët e doli nga zona e rënies direkte nga kategoria, ndërsa Teuta tashmë sheh të shuhen pak nga pak ëndrrat për ngjitjen në "Final 4". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos