Emocionet nuk ndalen në Champions, PSG përballë Liverpool, Bayern pret Leverkusen

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 10:45 | Futboll

Emocionet nuk ndalen në Champions, PSG përballë Liverpool, Bayern

Edhe e mërkura garanton spektakël në arënën e madhe të Champions League. Paris Saint Germain pret në shtëpi Liverpoolin. Dy skuadra me miliona euro të shpenzuara do të bëjnë çmos për t’i marrë maksimumin sfidës dhe pse jo për të hedhur një hap drejt kualifikimit më tej. 

Ndeshje mjaft e bukur është dhe derbi gjerman mes Bayern Mynihut dhe Leverkusen në Alianz Arena. Të dyja skuadrat kanë shumë cilësi individuale dhe shumë intensitet.

Në ndeshjet e tjera, Inter përballet me holandezët e Feynoordit ndërsa Barcelona udhëton në Benfikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos