Juventus ka mundur Veronën 2-0 duke regjistruar kështu fitoren e gjashtë radhazi në Serinë A dhe e sheh veten, kur askush nuk e priste, vetëm 6 pikë larg kryesuesve të Interit.
Skuadra e Thiago Motta dominoi plotësisht, por në fundin e pjesës së parë ishte VAR-i që e shpëtoi nga disavantazhi pas një goli fantastik të Suslov që u anulua për pozicion jashtë loje, shkruan A2.
Në pjesën e dytë erdhi goli i Thuram, i cili i dha avantazhin Juventusit. Bardhezinjtë më pas ia dolën të administronin lojën dhe në fund gjetën edhe golin e dytë me anë të Koopmeiners.
Aktualisht, Juventus renditet në vendin e katërt të klasifikimit. (A2 Televizion)