Tre gola të mrekullueshëm në "Bernabeu", Reali merr avantazhin ndaj Atleticos

Nga A2 CNN
4 Mars 2025, 23:03 | Futboll

Tre gola të mrekullueshëm në "Bernabeu", Reali merr

Real Madrid ka mundur 2-1 Atletico Madrid në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League, të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti gjeti shpejt avantazhin me anë të Rodrigos (4'), pas një aksioni individual të brazilianit, i cili shënoi një gol spektakolar me të majtën.

Barazimi i skuadrës së Diego Simeones do të vinte po në pjesën e parë, me një tjetër gol spektakolar të shënuar nga Julian Alvarez(32'), shkruan A2.

Reali u kthye në avantazh me një gol të shkëlqyer të Brahim Diaz, i cili arriti të dërgonte topin në rrjetë pavarësisht se ishte i rrethuar nga mbrojtësit bardhekuq (55').

Në ndeshjet e tjera të fazës së 1/8-ve, bie në sy fitorja e thellë 7-1 e Arsenalit ndaj PSV, në Holandë. Ndërkohë, Aston Villa mundi në Belgjikë ekipin e Club Brugge, ndërsa Borussia Dortmund dhe Lille barazuan 1-1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos