Champions hyn në fazën e zjarrë, “lufta” e mbrëmjes derbi i Madridit

Nga A2 CNN
4 Mars 2025, 10:32 | Futboll

Champions hyn në fazën e zjarrë, “lufta” e

Ethet dhe emocionet e Champions League kanë nisur të ndihen. Sot nisin dhe ndeshjet e para të fazës që 1/8 ku gjigandë të futbollit botëror do të zbresin në fushë.

Vëmendja e veçantë është te derbi i Madridit, Real-Atletico në Santiago Bernabeu. Atletico Madridi kërkon të bëjë surprizën në këtë përballje dhe të thyejë dominimin e Realit në Champions. Dhimbjet e kokës janë shtuar për trajnerin Ancelotti që duhet të bëjë llogaritë me një infermieri të mbushur.

Carvajal, Cebajos dhe Militão janë të dëmtuar ndërsa Bellingham është i pezulluar nga ana tjetër te Atletiko vuajnë mungesën e Azpilicueta dhe Koke.

“Do të jetë një përballje e barabartë dhe do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Objektivi për nesër është të luajmë mirë dhe të marrim një avantazh, por nuk mund të mendojmë se do të marrim një epërsi të madhe. Atléti është një ekip i fortë. Nuk mund ta krahasoj me Manchester City, janë dy skuadra të ndryshme me stile të ndryshme loje. Atlético është më vertikal dhe më i rrezikshëm në kundërsulme. Por nuk dua të ndryshojmë mentalitetin apo qasjen tonë ndaj ndeshjes”, shprehet Ancelotti.

“Është një ndeshje që do ta luajmë me respekt ndaj një kundërshtari të madh. E ndiej që edhe ata na respektojnë po aq. Nëse do të ishte një skuadër nga një kampionat tjetër, do të ishte tjetër gjë, por është një derbi dhe derbi gjithmonë luhet për të fituar. Duhet të vlerësojmë gjithçka, por nuk mund të mendoj për La Liga-n tani, sepse ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur. Jam i përqendruar vetëm te ndeshja e radhës, si gjithmonë”, shton Simeone.

Në takimet e tjera, PSV që eliminoi nga Champions, Juventus kërkon të bëjë një tjetër surprizë këtë herë përballë Arsenalit. Dortmund përballet me francezët e Lille ndërsa Club Brugge pret Aston Villa. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos