Inter nuk di të mundë Milanin, finalisti i Kupës së Italisë shtyhet për ndeshjen e kthimit

Nga A2 CNN
2 Prill 2025, 23:09 | Futboll

Inter nuk di të mundë Milanin, finalisti i Kupës së

Milani është zyrtarisht "macja e zezë" e Interit në këtë sezon. Kuqezinjtë vijojnë të mbeten të pathyer në përballjet ndaj zikaltërve, duke mos u mposhtur asnjëherë në 4 takimet derbi në këtë sezon.

Kuqezinjtë arritën të barazonin 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, teksa finalisti do të përcaktohet në duelin e kthimit, shkruan A2. 

Milan kaloi i pari në avantazh me Abraham në minutën e 47, ndërkohë që Interi barazoi shifrat me Çalhanoglu 20 minuta më vonë.  

Deri tani, bilanci i derbit të Milanos është 2 fitore për Milanin dhe 2 barazime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos