Derbi Milan-Inter gjithmonë garanaton spektakël në fushë pavarësisht momentit që janë dy skuadrat. Supersfida këtë herë vjen në kudër të gjysmëfinales në Kupën e Italisë dhe me zor pritet jo vetëm në Itali por edhe më tej. Të mërkurën në mbrëmje, dy skuadrat do të zbresin në fushë për ndeshjen e parë gjysmëfinale në një San Siro të mbushur me tifozë.
Inter është dukshëm më mirë se Milani në letër, por në ndeshje të tilla derbi, nuk ka një favoritë dhe të dyja skuadrat do të japin gjithçka për të hedhur një hap drejt kualifikimit në finale. Zikaltërit e kanë fituar 9 herë në histori Kupën e Italisë ndërsa Inzaghi e ka fituar 3 herë në karrierën e tij. Detyra nuk do të jetë aspak e thjesht pasi të sigurta janë mungesat e Lautaros, Dumfries, Taremit e Zielinskit për shkak se janë të dëmtuar ndërsa Asllani nuk do të jetë pasi është i pezulluar. Inter është në luftë për të tre trofetë, ndaj pritet që Inzaghi të mos tolerojë asgjë në këtë fund sezoni.
Një situatë tërësisht tjetër paraqitet te Milani që pas humbjes në fundjavë ndaj Napolit, ka dalë jashtë çdo objektivi dhe synimi i vetëm tani për kuqezinjtë është Kupa e Italisë si shpëtimi i vetëm i sezonit. Te djalli mungojnë të zakonshmit, Loftus Cheek dhe Emerson Royal, ndërsa Caw dhe Leao Jane ne dyshim. Pjesa tjetër është në dispozicion të teknikut portugez.
Derbi i të mërkurës do të jetë i katërti këtë sezon mes Milanit dhe Interit. Zikaltërit kërkojnë suksesin e parë përballë rivalëve kuqezi. Milanistët kanë fituar dy herë duke përfshirë dhe finalen e Superkupës ndërsa takimi i fundit u mbyll me shifrat 1-1.
Ndeshja Milan-Inter do të luhet të mërkurën në mbrëmje prej orës 21:00. (A2 Televizion)