Kupa e Shqipërisë, sot Vllaznia pret Dinamon në ndeshjen e parë gjysmëfinale

Nga Dea Kozma
2 Prill 2025, 12:44 | Futboll

Kupa e Shqipërisë, sot Vllaznia pret Dinamon në ndeshjen e

Kjo mesjavë rikthen Kupën e Shqipërisë me ndeshjet e para gjysmëfinale. Sot do të zbresin në fushë Vllaznia dhe Dinamo, dy ekipe që po bëjnë mirë në kampionat por edhe Kupa mbetet një nga synimet e tyre.

Kalendari i ngjeshur ka bërë që ekipet mos të jenë në formën më të mirë, kjo ndikuar dhe nga mungesat e shumta që dy skuadrat kanë.

Te kuqeblute bëjnë llogaritë pa tre titullarë të rëndësishëm si Bajrami, Balaj apo Stojanovic ndërsa Dinamo vuan mungesën e Lorran dhe në dyshim është sulmuesi Mandela. Ndeshja Vllaznia-Dinamo do të luhet sot në orën 19:00 në Loro Borici. Gjysmëfinalet e para mbyllen te enjten me takimin tjetër Egnatia-Partizani.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos