Euro 2024, Sylvinho merr në duar trofeun

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2023, 16:45 | Futboll

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, ka pozuar me trofeun e Kampionatit Europian, në Hamburg.

Pak para hedhjes së shortit, ku kuqezinjtë tanë, që gjenden në vazon e dytë, do të mësojnë kundërshtarët e grupit në fazën finale të “Euro 2024”, tekniku brazilian e ka provuar se çfarë do të thotë të mbash në duar trofeun më të rëndësishëm të Evropës për ekipet përfaqësuese.

Ndërkohë, ish-mesfushori i Holandës, Wesley Snejder, ka parashikuar se skuadra surprizë e këtij Evropiani do të jetë pikërisht Shqipëria. (A2 Televizion)

 

A2 CNN Livestream

Latest Videos