
Kristjan Asllani u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e debutimit me Beshiktashin. Për këtë arsye, mesfushori shqiptar mungoi në ndeshjen e mesjavës në Kupë, por kjo nuk ka mjaftuar për Federatën Turke të Futbollit.
Komisioni i Disiplinës ka vendosur që të japë një masë më të ashpër për Asllanin, shkruan A2.
“Futbollisti i Beshiktash, Kristjan Asllani, dënohet me pezullim prej dy ndeshjesh në kompeticione zyrtare në përputhje me Nenin 43 të Rregulloreve të Disiplinës për një faull të rëndë ndaj një lojtari të ekipit kundërshtar në ndeshjen Beshiktash-Koniaspor të luajtur me 31 janar”, lexohet në vendimin e marrë sot nga Komisioni i Disiplinës.
Kështu, Asllani nuk do luajë edhe ndeshjen e kësaj fundjave, në kampionat. (A2 Televizion)