
Në kuvendin zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili u mbajt në Prishtinë, Agim Ademi u rizgjodh si president i FFK-së. Ky do të jetë mandati i tij i tretë në krye të federatës, pas zgjedhjes së parë në vitin 2018 dhe rizgjedhjes në vitin 2022.
Nga 52 delegatët që ishin të pranishëm në kuvend,, të cilët votuan me votim të hapur, Agim Ademi mori të gjitha votat pro që i jep mundësinë të vazhdojë punën në krye të federatës edhe për katër vite të tjera.
Procesi zgjedhor u zhvillua në një ambient të mbyllur për mediat, por u transmetua drejtpërdrejt në kanalet zyrtare të FFK-së. (A2 Televizion)