
Saga e transferimit të N’Golo Kanté ka marrë fund, me mesfushorin francez që zyrtarisht është transferuar te Fenerbahçe nga Al Ittihad. Marrëveshja u konfirmua të martën, pavarësisht problemeve administrative në momentet e fundit, të cilat kishin rrezikuar largimin e tij nga klubi saudit brenda afatit kalimtar.
Kanté kishte shprehur prej kohësh dëshirën për një aventurë të re, duke informuar drejtuesit e Al Ittihad se nuk dëshironte më të vazhdonte në Arabinë Saudite. Me mbylljen e merkatos, palët ranë dakord për ndërprerjen e kontratës, duke i hapur rrugë transferimit në Stamboll. “Jam i lumtur që gjithçka u zgjidh dhe tani mund të nis një kapitull të ri në karrierën time”, citohet të ketë thënë kampioni i botës i vitit 2018.
Mesfushori 34-vjeçar ka firmosur një kontratë dyvjeçare e gjysmë me Fenerbahçen, e vlefshme deri në qershor 2028. Nën drejtimin e Domenico Tedesco, Kanté pritet të formojë një dyshe franceze në mesfushë me Matteo Guendouzi, ndërsa do të përjetojë për herë të parë atmosferën e zjarrtë të futbollit turk. (A2 Televizion)