
Leicester City u dënua me heqjen e gjashtë pikëve sepse shkeli rregullat financiare të fitimit dhe qëndrueshmërisë (PSR). Konkretisht, klubi pati humbje financiare më të mëdha sesa lejohet gjatë periudhës trevjeçare deri në sezonin 2023-24.
Sipas rregullave, klubet nuk lejohen të humbin mbi një kufi të caktuar financiar, edhe pse ky kufi ulet për ekipet që bien nga Premier League, sipas BBC Sports.
Autoritetet vlerësuan se Leicester nuk e respektoi këtë limit, prandaj EFL (Liga Anlgeze e Futbollit) aplikoi dënimin me gjashtë pikë minus në Championship.
Si pasojë, “Dhelprat” bien nga vendi i 17-të në të 20-in në Championship dhe mbeten jashtë zonës së rënies vetëm falë diferencës së golave.
Vendimi lidhet me shkeljen e rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë financiare (PSR) për periudhën deri në sezonin 2023-24.
Klubi reagoi me zhgënjim ndaj vendimit, duke e cilësuar atë të tepruar. “Ndërsa gjetjet e komisionit e reduktuan ndjeshëm shkallën e sanksionit të kërkuar fillimisht nga Premier League, rekomandimi mbetet joproporcional dhe nuk pasqyron në mënyrë adekuate faktorët lehtësues,” thuhet në deklaratën e Leicesterit. Klubi shtoi se po e shqyrton vendimin në detaje dhe po vlerëson hapat e mëtejshëm ligjorë, transmeton KosovaPress.
Skuadra po kalon një periudhë të vështirë edhe në fushë, duke mos fituar në katër ndeshjet e fundit në Championship, ndërsa aktualisht është pa trajner të përhershëm pas shkarkimit të Marti Cifuentes në janar.
(A2 Televizion)