Flakadanët gjatë ndeshjeve në Europë, UEFA ndëshkon Shkëndijën

Nga A2 CNN
2 Janar 2026, 18:22 | Futboll

Flakadanët gjatë ndeshjeve në Europë, UEFA ndëshkon

Shkëndija e Tetovës është përfshirë në raportin më të fundit disiplinor të UEFA-s, ku pasqyrohen sanksionet e vendosura ndaj klubeve që kanë shkelur rregullat gjatë ndeshjeve në kuadër të garave evropiane.

Sipas bilancit të publikuar nga “shtëpia evropiane e futbollit”, klubi tetovar është ndëshkuar me një gjobë prej 1.500 eurosh për shkak të përdorimit të piroteknikës nga tifozët e saj në sektorin e mysafirëve.

Në të njëjtin raport disiplinor figuron edhe klubi i Dritës, i cili është gjobitur me 3.750 euro, po ashtu për përdorim të piroteknikës nga tifozët e tij.

Ndeshja mes Dritës dhe Shkëndijës, e vlefshme për garat evropiane, u mbyll me fitoren 1-0 të ekipit vendas.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Shkëndija ndëshkohet nga UEFA, pasi më herët ishte gjobitur me 20.000 euro për përdorimin e piroteknikës dhe shfaqjen e mesazheve politike gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në Shkup. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos