
Enzo Maresca nuk është më trajner i Chelsea.
Klubi londinez, që renditet në vendin e pestë në Premier League, zyrtarizoi "divorcin" me trajnerin 45-vjeçar italian. Në një deklaratë zyrtare, Chelsea theksoi se vendimi u mor në funksion të objektivave të mbetura të sezonit, shkruan A2.
“Me objektivat kryesore që ende duhen arritur në katër kompeticione, përfshirë kualifikimin në Champions League, Enzo dhe klubi besojnë se një ndryshim i jep ekipit shansin më të mirë për ta rikthyer sezonin në rrugën e duhur”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.
Chelsea ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në kampionat, duke mbetur 15 pikë prapa kryesuesve të Arsenalit. (A2 Televizion)