Donald Trump ul ndjeshëm tarifat për makaronat italiane

Nga A2 CNN
2 Janar 2026, 19:36 | Bota

Donald Trump ul ndjeshëm tarifat për makaronat italiane

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur të ulë ndjeshëm tarifat e propozuara për importet e makaronave italiane, duke tërhequr një plan që rrezikonte të çonte në rritje të forta çmimesh për konsumatorët në SHBA.

Fillimisht, Departamenti Amerikan i Tregtisë kishte paralajmëruar tarifa deri në 91.74% për makaronat e prodhuara nga 13 kompani italiane, duke i akuzuar ato për shitje me çmime nën vlerën normale të tregut, praktikë e njohur si “dumping”. Duke qenë se mbi produktet nga Bashkimi Evropian tashmë aplikohet një tarifë bazë prej 15%, taksimi total do të kishte kaluar 100% të vlerës së produktit, shkruan A2 CNN.

Megjithatë, Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi se SHBA ka rishikuar qëndrimin, duke e cilësuar këtë si një njohje të bashkëpunimit konstruktiv të kompanive italiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos