Mbyllja e 'Portës së Ferrit': Flakët në kraterin në Turkmenistan po shuhen

Nga A2 CNN
2 Janar 2026, 17:58 | Lifestyle

Mbyllja e 'Portës së Ferrit': Flakët në kraterin

Vizitorët e fundit në kraterin e gazit Darvaza në Turkmenistan janë zhgënjyer nga flakët me intensitet të ulët të këtij vendi të njohur, për shkak të përpjekjeve të Qeverisë për të shuar zjarrin. Tani, Turkmenistani ka njoftuar për një plan teknik për të shuar plotësisht zjarrin e famshëm të gazit.

Dylan Harris, drejtor menaxhues i kompanisë britanike të turizmit Lupine Travel, i tha Radios Evropa e Lirë se ka vënë re një ulje graduale të intensitetit të flakëve gjatë viteve të fundit, por “veçmas vitin e kaluar flaktë ishin në një nivel dukshëm më të ulët”.

Fotografitë e bërë në vitin 2025 konfirmojnë se tani vetëm disa vatra zjarri po digjen aty ku dikur digjeshin pafund zjarre gazi.

Më 28 dhjetor, një njoftim i kompanisë shtetërore të gazit të Turkmenistanit, Turkmengaz, mbi “zgjidhjen e fenomenit Darvaza”, përshkroi shpimin e një pusi të ri që do ta devijojë gazin larg burimit të kraterit të Darvazës, me qëllim “eliminimin e plotë të emetimeve të pakontrolluara të gazit në atmosferë”.

Plani i Ashgabatit për ta shuar kraterin e zjarrtë vjen pasi për muaj të tërë turistët u zhgënjyen nga flakët me intensitet të ulët të Darvazës, një fenomen që u shpjegua edhe gjatë një konference për energjinë të mbajtur në Turkmenistan në qershor.

Irina Luryeva, hulumtuesja kryesore në kompaninë shtetërore të energjisë Turkmengaz, para pjesëmarrësve në konferencë zbuloi se disa puse gazi, të mbyllura më herët, ishin rihapur së voni në shkretëtirën pranë zonës së Darvazës, për të devijuar larg kraterit rrjedhat e gazit. “Reduktimi [i flakëve] është pothuajse trefish”, tha Luryeva. Konferenca kishte për qëllim të shfaqte kredencialet e energjisë së gjelbër të shtetit të pasur me gaz.

Sukru Merey, ekspert i inxhinierisë së gazit natyror në Universitetin Batman të Turqisë, i tha Radios Evropa e Lirë se, pavarësisht reduktimit të rrjedhjes së gazit drejt kraterit, shuarja e plotë e zjarrit mbetet një sfidë e vështirë në aspektin inxhinierik.

“Edhe pas shpimit [të një pusi të ri], mund të mos jetë e mundur të eliminohet plotësisht rrjedhja e gazit drejt kraterit”, u shpreh ai. Merey vlerësoi se një pus i tillë dytësor do të kushtonte miliona dollarë për t’u ndërtuar.

Thirrjet për shuarjen e zjarrit të Darvazës u bënë për herë të parë në vitin 2010 nga presidenti i atëhershëm turkmen, Gurbanguly Berdymukhammedov. Por, më pas shteti autoritar duket se u lëkund mes përqafimit të asaj që e quante “Shkëlqimi i Karakumit” si atraksion turistik, dhe përpjekjeve për ta fshirë atë si një mbetje të shëmtuar nga një gabim i epokës sovjetike.

Besohet se krateri u formua në vitet '60 ose '70, kur një platformë sovjetike për shpimin e gazit u shemb në shkretëtirë dhe metani filloi të rridhte nga çarja gjeologjike. Meqë fshatarët përreth rrezikonin asfiksimin, u mor vendimi që gazi të ndizej dhe që atëherë ai ka vazhduar të digjet.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit mund të jenë nxitur nga raportimet e fundit se Turkmenistani po emetonte më shumë gazra serrë nga dy fushat e tij të gazit sesa që është emetimi vjetor i gjithë Mbretërisë së Bashkuar. Përderisa krateri i Darvazës lëshon vetëm dyoksid karboni nga flakët e tij – ndryshe nga metani më i dëmshëm që del nga çarje të tjera të gazit që nuk digjen – ai megjithatë mbetet simbol i ndotjes, mes polemikave mbi emërtimet e gazrave serrë në Turmenistan.

Analistët kanë vlerësuar se vlera e përgjithshme e emetimeve të gazrave serrë nga ky vend përafërsisht është i barasvlershëm me emetimet vjetore të 7 milionë veturave. Vlera e tregut e dekadave të rrjedhjes së gazit besohet të jetë rreth 300 milionë dollarë.

Turizmi në Turkmenistan pritet të ndikohet ndjeshëm nga përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Harris tha se krateri është “vendi turistik më i popullarizuar në Turkmenistan”, duke shtuar se “shpesh është arsyeja kryesore pse njerëzit e vizitojnë” këtë shtet.

Një tjetër operator turistik, që punon në Turkmenistan, por kërkoi të mbetet anonim për këtë artikull, tha se “i kemi parë flakët duke u zbehur prej 15 vjetësh, do të thosha, kështu që duhet të ketë pasur punime prej kohësh në fushat e gazit aty pranë. Por, për këto punime nuk ka pasur njoftime zyrtare sepse këto gjëra zakonisht mbahen sekret”.

në fushat e gazit aty pranë prej kohësh. Por nuk ka pasur njoftime zyrtare, sepse këto gjëra zakonisht mbahen sekret.”/REL (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos