Flamur në mbështetje të Palestinës në prag të ndeshjes Kosovë-Izrael

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2023, 19:24 | Futboll

Një flamur i Palestinës është vendosur në qendër të Prishtinës, pak orë përpara ndeshjes së futbollit Kosovë-Izrael.

Në flamurin palestinez që mbulon të gjithë faqen e një godine, lexohet “Free Palestine” (Liri për Palestinën).

Ndeshja Kosovë-Izrael duhej të luhej në tetor, por u shty për shkak të rindezjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.

Kosova vjen pas fitores 3-0 ndaj Andorrës në grup, ku renditet në vendin e katërt, me 7 pikë, 4 më pak se Izraeli i vendit të tretë.

Ndërkohë, Izraeli do të duhet të luajë 4 ndeshje brenda 10 ditëve të ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos