
Flamurtari ka publikuar vendimin ku përjashton përkohësisht Lorenc Trashin. Vendimi vjen pas ndeshjes së humbur 2-1 në Ballsh.
Për kapitenin Trashi është dhënë një afat prej 48 orësh ku duhet të paraqesë "shpjegime me shkrim".
Shpjegimet do të merren në konsideratë për vendimin përfundimtar mbi masën disiplinore, shkruan A2.
Gjatë kësaj kohe, klubi vlonjat thotë se Trashi duhet të ndjekë program të veçantë: “Gjatë periudhës së pezullimit, lojtari do të ndjekë stërvitje sipas programit të përcaktuar nga Klubi (përfshirë trajnimin me skuadrën B dhe/ose stërvitje individuale), do të paraqitet në të gjitha aktivitetet e planifikuara dhe në çdo kontroll mjekësor të kërkuar nga Klubi. Mosparaqitja ose moszbatimi i programit do të trajtohet si shkelje e mëtejshme kontraktore”. (A2 Televizion)